Britani, refuzohet ekstradimi i shqiptarit, nuk është vrasësi i priftit

Gjykata e Lartë në Londër ka bllokuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të dyshuar për vrasje në Shqipëri, pasi nuk bëhet fjalë për të njëjtin person që autoritetet shqiptare kërkojnë.Shqiptari, Aleks Kola, u arrestua në Londër në korrik të vitit 2013 nën akuzën e sulmit ndaj një personi.Kur gjurmët e gishtërinjve të 34-vjeçarit Kola u analizuan, ato përputheshin me ato të Lekë Prendit, një vrasësi brutal të kërkuar nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një prifti në Tiranë.Kola, fillimisht apeloi vendimin e Gjykatës për ta ekstraduar atë, duke argumentuar se ishte rasti i një identiteti të gabuar dhe se ai nuk ngjasonte fare me Prendin.Gjykata e Lartë e bllokoi ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar, duke deklaruar se nuk e kanë të garantuar që bëhet fjalë për të njëjtin person.Gjykatësi Aikens tha: “Qeveria shqiptare nuk ka aprovuar probabilitetin që z.Kola është Lekë Prendi”.Prendi qëlloi për vdekje një prift gjatë një grabitjeje me armë në vitin 2000 dhe u arratis.Në mungesë të tij, ai u dënua me 21 vjet burg për vrasje, grabitje me armë dhe posedim armësh ushtarake.Interpoli bëri apel për kapjen e tij përtej Europës, dhe ndërsa policia në Northampton kapi Aleks Kolën, iu duk sikur kapën vrasësin e vërtetë.Por, sipas dosjeve te Interpolit, Prendi ishte 177 cm i gjate ndersa Kola vetem 167 cm. Dosja kishte edhe nje foto te Prendit kur ishte adoleshent dhe nuk ngjasonte fare me Kolën.