Situata në Greqi rrit frikën e kontaminimit në vendet e BE-së

Frika që i shtyn qytetarët grekë që të presin në radhë përpara bankomateve për të tërhequr kursimet e tyre, shqetëson edhe vende të tjera të Eurozonës, që i tremben një efekti domino të sistemit. Por bankat qëndrore, duke përfshirë Bankën Qëndrore Europiane, nuk përhapin panik.PasiguriKjo është e vetma fjalë që mund të përdoret në çështjen greke. Pas 5 muajsh negociatash, mes qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë, në fillim të javës së kaluar, gjithçka dukej sikur po shkonte drejt një kompromisi dinjitoz mes palëve. Sondazhet e bëra më 24 e 25 qershor flisnin për një pranim të kushteve, edhe pse jo shumë entuziastë për propozimet e BE-së. Një propozim që parashikon sakrifica për pensionet si dhe taksa për shpenzimet jashtë kontrollit. E gjitha kjo, për t’i dhënë garanci besueshmërie kreditorëve.Dredhia ndaj premtimeve elektoraleQeveria greke për të pranuar negociatat në tryezën e bisedimeve, i është shmangur disa premtimeve të bëra në fushatën elektorale (premtime që bën SYRIZA-n dhe liderin e saj Tsipras të fitonte zgjedhjet). Ai e kuptoi se nënshkrimi i asaj marrëveshjeje do ta bënte të paguante një çmim shumë të lartë. Jo rastësisht ministri grek i financave, Janis Varufakis, në një intervistë për BILD tha: “Krerët e qeverisë së BE-së duhet të reagojnë dhe mes tyre edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila përfaqëson vendin më të rëndësishëm që ka çelësin për zgjidhjen e çështjes. Shpresoj që të reagojë”.Kancelarja Merkel Ndërkohë Merkel ka mbledhur liderët e partive gjermane për të diskutuar mbi krizën greke. Ka nga ata që supozojnë se kancelarja mundet ose do të jetë arkitektja e shpëtimit të situatës. Edhe për arsye se rënia e Greqisë, me daljen nga zona Euro apo me një falimentim të mundshëm, mund t’i çojë prapa nëpërmjet efektit domino. Për të evituar këtë, BQE-ja,që është i vetmi institucion që karakterizohet me monedhën e saj, po nxiton në gjetjen e një zgjidhjeje. Këshilli Drejtues, shkruhet në shënimet e Institutit të Frankfurtit, “ka vendosur të mbajë një çmim tavan për konçesionin e bankave greke”. Të paktën sa përtani. Edhe guvernatori i Bankës Qëndrore Greke, Janis Sturnaras, ka qetësuar popullin e tij duke thënë se: “Banka e Greqisë, si anëtare e Eurosistemit, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar stabilitetin financiar për qytetarët grekë në këto kushte të vështira”.Frikë nga kontaminimiFrika që shtyn qytetarët grekë të mbajnë radhën përpara bankomateve për të tërhequr kursimet e tyre, po përhapet në mënyrë shqetësuese në të gjithë Europën.Nëse Greqia del nga Bashkimi EuropianAtë çfarë mund të ndodhë pas pak orësh apo pak ditësh, askush nuk është në gjëndje ta thotë, duke parë që ka shumë mundësi përfundimi. Nëse Greqia shpall falimentimin përballë borxhit të kreditorëve zyrtarë, Gjermania, Franca dhe Italia do të humbin të treja së bashku 150 miliard dollarë, me Gjermaninë që humb pjesën më të madhe 62 miliard dollarë, Francën 46.5, dhe Italinë me 48 miliard.