Qeveria greke mbyll bankat për 7 ditë, Grexit trondit tregjet aziatike dhe europiane
Në Athinë bursa dhe bankat do të qëndrojnë të mbyllura duke nisur nga sot, (29 qershor 2015) pas vendimit të Këshillit të Stabilitetit Financiar grek.Vetë kryeministri grek bëri publik lajmin dje duke bërë me faj Bankën Qëndrore Europiane si shkaktare të këtyre masave.Tregu financiar grek informon se do të qëndrojë i mbyllur deri më 7 korrik ndërsa bankat deri më 6 korrik. Ndërkohë frika e një "Grexit" – përbërja e fjalëve "Greqi" dhe "exit", në kohën e krizës së tanishme- po influencon rëndë edhe në tregun financiar europian jo vetëm atë aziatik i cili sot në mëngjes pati rënie të aksioneve."Nuk përjashtohet mundësia që të ketë shock mbi tregjet financiare, por në çdo rast do të jenë të kufizuara, dhe në çdo rast BQE i ka instrumentet për tiu kundërvënë” ka thënë ministri italian i Ekonomisë për Tg 1.Bien aksionet ne tregjet aziatike dhe europianeBursat në Gjermani, Britani, Itali, Japoni dhe Kinë u hapën me humbje të mëdha që u shënuan vetëm brenda pak minutash.Tregu në Shangai ka rënë për 7 për qind sot dhe ka humbur rreth 20 për qind në dy javët e fundit. Ndërkaq, aksionet në Tokio kanë rënë për 3 përqind, ndërsa në Hong Kong rreth 3.6 për qind.
Grekët në radhë të tërheqin paratë deri në orët e para të mëngjesitNga sot shuma maksimale që mund të tërhiqet nga bankat është vetëm 60 euro
Deri nesër Greqia ka afat që të bëjë pagesën prej 1.6 miliard eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar. Tsipras edhe njëherë ka kërkuar nga kreditorët që të shtyhet afati.
Tsipras njoftoi mbylljen e bankaveKryeministri Aleksis Tsipras, dje përmes një dalje publike në televizion, ku tha se propozimi i Bankës Qendrore Greke, për të vendosur gjithashtu kufizime në transfertat bankare dhe për të mbyllur edhe bursën e Athinës, ishte parefuzueshëm, pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të kufizuar fondin e emergjencës së likuiditetit ndaj sistemit bankar helen, vendim ky të cilin Tsipras e cilësoi si ofendues për vendin e tij dhe demokracinë europiane."Është mëse e qartë se këto vendime nuk kanë synim tjetër veç shantazhimit të vullnetit të popullit grek dhe të pengojnë procesin e butë e demokratik, referendumin. Por nuk do t'ia dalin. Kjo do të sjellë krejtësisht të kundërtën, populli grek do të jetë edhe më i vendosur në zgjedhjen e tij për të refuzuar propozimet e papranueshme të kreditorëve"..
Megjithatë, kryeministri nxitoi të siguronte grekët se depozitat e tyre, por edhe rrogat e administratës dhe pensionet, janë të sigurta, ndërsa njoftoi gjithashtu se i ka dërguar një kërkesë të re presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, Eurogrupit, kreut të Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi, presidentit të Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, si dhe presidentit të Parlamentit Europian, Martin Shulc, për të rikonsideruar vendimin për të mos pranuar propozimin grek për shtyrjen e programit ekzistues të shpëtimit deri në shpalljen e vendimit të referendumit.Por ndërsa liderët europianë duket se i kanë larë duart me problemin grek, duke e lënë në dorë të institucioneve, qeveria amerikane ka lëvizur për të parandaluar ndoshta përforcimin e marrëdhënieve ruso-greke.Sekretari amerikan i thesarit, Xhej Lju, mësohet se i ka telefonuar menjëherë krerëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por edhe përfaqësuesve të lartë gjermanë e francezë për t'i shtyrë që të riulen sa më shpejt në bisedime me negociatorët grekë.Përveç panikut të shtetasve grekë për të tërhequr në ditët e fundit kursimet e tyre, duke e çuar në disa miliarda euro shifrën e parave të dala nga sistemi bankar, edhe turistët, ata që kontribuojnë në një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit grek, u vunë në radhë të dielën për të tërhequr aq sa mundeshin nga bankomatet, nga frika se do të mbeten pa para gjatë eksplorimit të ishujve helenë.Radhë e madhe e qytetarëve jashtë bankave greke pas shpalljes së referendumitParlamenti grek “Po” referendumit. Tsipras: Të votojmë “Jo” për të refuzuar “fyerjen”BQE kufizoi kreditë e emergjencës për bankat greke/Oranews.tv/