Furgoni bie nga ura, 4 të vdekur në Korçë-Pogradec. Mes viktimave një 15 vjeçare
Një aksident tragjik i mori jetën 4 personave mbrëmjen e 28 qershorit 2015 në aksin nacional Korçë-Pogradec.Dy të rinj, një grua dhe një vajzë vetë 15 vjeçe gjetën vdekjen në momentin kur makina me të cilën udhëtonin furgon tip”Mercedes -Benz” me targa AA108IB, është rrëzuar nga ura në fshatin Drithas.Aksidenti u shënua rreth orës 23.00. Nga aksidenti humbën jetënErgi Manllija, vjeç 29, banues në Fier - Shegan LushnjeDeljon Qerreti, vjeç 24, banues në Fier - Shegan LushnjëMerita Hyka , vjeç 41 banuese në fshatin Orman -Pojan KorçëA. H , vjeç 15, të dyja banuese në fshatin Orman -Pojan KorçëEnde nuk dihen shkaqet e aksidentit, por nga të dhënat e para dyshimet janë për humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi Ergi Manllija për shkak të shpejtësisë dhe errësirës në zonë, por nuk përjashtohet as mundësia e përgjumjes së drejtuesit të automjetit.[caption id="attachment_539626" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Furgoni i cili ra nga ura[/caption][caption id="attachment_539627" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Furgoni i cili ra nga ura[/caption][caption id="attachment_539628" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ura nga ra furgoni[/caption][caption id="attachment_539629" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Furgoni i cili ra nga ura[/caption]