Rubik, një ndërtim pa leje, rrezikoi kullën shekullore

Favorizimi dhe kaosit me ndërtimet gjatë fushatës elektorale, nuk i ka shpëtuar as shtëpia muze e Abat Preng Doçit në Rubik të Mirditës.Ka mjaftuar një autorizim i marrë pranë Bashkisë së Rubikut në muajin maj, që të nisin disa punime ngjitur me shtëpinë muze.Ky ndërtim ka vënë në alarm Monumentët e Kultures të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke bllokuar punimet.Kulla shekullore ku ka jetuar Abati i Mirditës Preng Doçi është shpallur monument kulture që prej shtatorit të vitit 2014-të dhe ruhet nga shteti. Ndërtimi në fjalë nuk e ka dëmtuar pjesën e kullës, por në këtë zonë ndalohet me ligj ndërhyrja, pasi prishet arkitektura e shtëpisë muze./oranews.tv/