Familja prej 11 anëtarësh jeton duke shitur gjak e mbledhur ushqim në kazanë
Varfëria e tejskajshme të detyron të jetosh në vende që duken si zona të pasluftës. E tillë histori është ajo e familjes Çuni, që banon në një barakë në mungesë të plotë të kushteve më minimale të jetesës.Asnjë prej fëmijëve të familjes nuk i ka hapur kurre librat, pasi asnjë ditë nuk kanë shkuar ne shkollë, për shkak të kushteve ekonomike.Në dy dhoma të vogla strehohen 11 persona. Spartak Çunaj tregon se për të mbijetuar është i detyruar të mbledhë bidona plastik, ndërsa ndihma ekonomike i është ndërprerë, pasi zyra e punës para disa vitesh i gjeti një punë sezonale, por që nuk u përsërit.Edhe dhurimi periodik i gjakut është kthyer në një mënyrë për të siguruar ushqimin e fëmijëve."Ushqehem me gjak. Te kazanët ushqehemi. Nipin e kam çuar në jetimore" thotë gruaja."Hajde shikoni ku jetojmë ne. S'kemi banjo. Na mungojnë të gjitha, buka, uji, dritat. Nuk vemi as në shkollë" thotë njëra prej fëmijëve.Ne keto ditë të veshtira familja apelon për ndihmë.Me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet në institucionet përkatëse, dëshira e vetme e këtyre prindërve është të jetojë ditë kur fëjët nuk do ta vuajnë më urinë.[caption id="attachment_539392" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kushtet me te cilat jetojne familja e varfer ne Vlore[/caption][caption id="attachment_539393" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa ku jeton familja e varfer ne Vlore[/caption][caption id="attachment_539396" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa ku jeton familja e varfer ne Vlore[/caption][caption id="attachment_539397" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa ku jeton familja e varfer ne Vlore[/caption][caption id="attachment_539394" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kushtet me te cilat jetojne familja e varfer ne Vlore[/caption]
/Oranews.tv/