Veliaj në bashkinë e Tiranës brenda 20 korrikut, tre sfidat e para me të marrë detyrën
Në rastin më të mirë nëse nuk ka asnjë ankimim nga partitë politikë për rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tirane, Erion Veliaj pritet të marrë detyrën e Krybashkiakut brenda 20 ditëve të para të muajit korrik.Kryetarin e ri të bashkisë më të madhe në vend e presin një sërë sfidash që nga emërimi i administratorëve dhe deri tek zgjedhja e stafit drejtues. Klementina Cenkollari sjell nje vezhgim te detajuar.Tirane- Marrja e detyrës nga Erion Veliaj si kryetar i bashkisë së Tiranë, ka mbetur peng i një ankimi në KQZ Të Partisë Aleanca Demokratike.Kjo forcë politike ka ankimuar rezultatet e qendres së votimi 1934 për Bashkinë e kryeqytetit, duke penguar insititucionin zgjedhor të miratojë tabelën përmbledhëse që do të çertifikonte rezultatin e kandidatit të ASHE si fitues i garës për bashkinë e kryeqytetit.KQZ pritet të marrë në shqyrtim të hënën ankimin e PAD, dhe të dalë në një vendimarrje.Po sipas kodit elektoral, KQZ duhet të presë edhe për 5 ditë të tjera ankimet për tabelën përmbledhëse të rezultateve, dhe më pas, të certifikojë fituesin e zgjedhjeve, Eron Veliajn, për Bashkinë Tiranë.Në pritje të këtij certifikimi të fitores nga KQZ, mësohet se Erion Veliaj i ka dhënë vetes disa ditë qetësie, duke pushuar por njëherësh duke ravijëzuar projektet imediate me Drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend.Mësohet se 3 do jenë projektet e para mbi tavolinën e tij të punës: Përcaktimi i administratorëve, pastrimi i ambjentit dhe përmirësimi i transportit publik.Premtimi i Veliajt për të bashkëpunuar edhe më të djathtë e të pavaruar, pritet të vihet në provë, që me përcaktimin e adminstratorëve të rinj të Tiranës.Me ndarjen e re territoriale, është kryebashkiaku që ka kompetencën për të emëruar administratorët e 24 njësive te reja që do të zëvendësojnë kryetarët aktualë të komunave.Mbetet për t'u parë , nëse Veliaj, do të nisë punën nga zero, duke vendosur emra të rinj, apo do të mbajë drejtusit aktuale, veçanërisht të zgjedhurit nga PD.Po aq interes do të ketë edhe zgjedhja e nënkryetarëve të bashkisë së Tiranës, por e sigurt është se njëri prej tyre, do të vijë nga radhët e LSI-së.Sa për stafin e ngushtë, Veliaj duket se e ka zgjidhur punën, pasi do të marrë me vetë në Bashkinë e Tiranës, ekpinin që e ka mbështetur në detyrën e tij si Miniistër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Ndërsa në parlamentin e Tiranës, ai do të ketë krah 42 këshilltare të ASHE, pë të vulosur kështu projektet e tij për metropolin.Në zgjedhjet e 21 qershorit, PS arriti të 25 siguronte anëtarë këshillit bashkiak, kryesisht pedagodë, jurist, avokat, por në listë ka dhe emra të panjohur.LSI siguroi 13 karrike, kryesisht të rinj, PDIU 3 dhe FRD 1.Opozitë në këshill, Veliajt do t'i bëjnë 19 anëtarë të së djathtës, 17 demokratë, kryesisht emra politik, 1 nga PR dhe 1 nga LZHK. Këshilli Bashkiak pritet të ridrejtohet nga Aldrin Dalipi.Mbetet për tu parë nëse Lulzim Basha dhe Erion Veliaj do të shtrëngojnë ose jo duart në momentin e dorëzimit të detyrës nga zoti Basha.
/Oranews.tv/