Gjendet një trup i pajetë në rrugë, dyshohet të jetë aksidentuar me motor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2015, 19:34
Një trup i pajetë është gjetur në rrugën e fshatit Gjalish në Mat.Trupi është gjetur pasditen e së premtes 26 qershor nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.Viktima është identifikuar si Dritan Buci 28 vjeç dhe dyshohet se është aksidentuar me motor.Sipas informacioneve të policisë viktima para 2-3 muajsh ishte kthyer nga Franca, ku jetonte aty për një kohë të gjatë.Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave.