ASHE merr 45 Bashki, APPD 15 Bashki, 1 do ta drejtojë MEGA
Më 24 qershor është mbyllur numërimi në të gjitha bashkitë e vendit. Aleanca për Shqipërinë Europiane mori 45 bashki të fituara, koalicioni i djathtë APPD mori administrimin e 15 njësive vendore, ndërsa atë të Finiqit do ta qeverisë MEGA.Njësitë e fundit që mbyllën numërimin ishin Shkodra, Tirana dhe Durrësi, ndërsa për Malësinë e madhe është vendosur që kutitë e votimin të numërohen në KQZ në Tiranë.Shkodra e mbylli e fundit numërimin, pak para mesnatës dhe Voltana Ademi e PD fitoi me një diferencë prej 11 mijë votash.Ademi: “Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe. Të jesh kryetare e Bashkisë së Shkodrës për mua është sfidë, përgjegjësi, është vullnet për të shërbyer, për të bërë më të mirën për të gjithë ju për të gjithë banorët e bashkisë së Shkodrës”.Kandidatja e ASHE-së, Keti Bazhdari, pasi ka uruar fituese, shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në realizimin e projekteve zhvillimore për bashkinë e re.Bazhdari: “Uroj për fitoren kandidaten rivale Voltana Ademi. I uroj asaj punë të mbarë dhe shpresoj të jetë personi i duhur për drejtimin e Shkodrës. Do të jem përherë e gatshme për bashkëpunim dhe për të dhënë kontributin tim ku të jetë e nevojshme”.Në Berat fituesi është Petrit Sinaj i ASHE, ndonëse janë katër kuti me fletë votimi të kontestuara nga e djathta. Sinaj siguroi se bashkia do të ketë në fokus shërbimin me cilësi ndaj çdo qytetari.Sinaj: “Do jetë një buxhet serioz, që do mbulojë shumicën e problematikave që ka jo vetëm qyteti, por edhe fshatrat e katër ish-komunave që u bënë pjesë e bashkisë së Beratit. Kanë të bëjnë me turizimin historik, kulturor, infrastrukturën rrugore, bujqësinë”.Në Dibër, ASHE i shkëputi mundësinë APPD për mandatin e katërt të Ilir Krosit përmes fitores së Shukri Xhelilit që mori 48.5% të votave, kundrejt 47.4 % të rivalit.Xhelili:“Kishte nevojë për të lëvizur në drejtimin e duhur”.Në Roskovec, Gëzim Çaushi, ish-kreu i Bashkisë njëkohësisht kandidati humbës nën siglën e APPD ka sqaruar publikisht se motivet që sipas tij i dhanë fitoren rivales Majlinda Bufi, kanë qenë sabotimet e strukturave të PD-së nëpër fshatra.Çaushi: “Humba në zonat bastione të djathta si në fshatin Kuman dhe Strumë ku dola me minus, gati-gati me minus 300 secila. Ishte e papritur realisht për mua. Kishte grupe civilësh të armatosur në Roskovec me makina dhe armë që ndikuan në presionin e qytetarëve dhe popullatës”.Vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin.Ja bashkite e fituara sipas koalicioneve dhe kandidatet fitues:• ASHE1. Malësi e Madhe - Tonin Marinaj2. Pukë – Gjon Gjonaj3. Fushë Arrëz – Fran Tuçi4. Has – Adem Lala5. Mirditë – Ndrec Dedaj6. Kurbin – Artur Bardhi7. Bulqizë – Melaim Damzi8. Dibër – Shukri Xhelili9. Krujë – Artur Bushi10. Durrës – Vangjush Dako11. Shijak – Ardian Kokomani12. Tiranë – Erion Veliaj13. Kavajë – Elvis Rroshi14. Rrogozhinë – Beqir Nuredini15. Peqin – Saimir Hasalla16. Belsh – Arif Tafani17. Cërrik – Altin Toska18. Elbasan – Qazim Sejdini19. Gramsh – Luljeta Dollani20. Librazhd – Kastriot Gurra21. Prrenjas – Miranda Rira22. Lushnjë – Fatos Tushe23. Divjakë – Fredi Kokoneshi24. Fier – Armando Subashi25. Patos – Rajmonda Balibaj26. Roskovec – Majlinda Bufi27. Ura Vajgurore – Juliana Memaj28. Kuçovë – Selfo Kapllani29. Berat – Petrit Sinaj30. Poliçan – Adriatik Zotkaj31. Skrapar – Nesim Spahiu32. Maliq – Gëzim Topçiu33. Pustec – Edmond Themelko34. Korçë – Sotiraq Filo35. Kolonjë – Arben Malo36. Këlcyrë – Klement Ndoni37. Memaliaj – Durim Rroshi38. Tepelenë – Tërmet Peçi39. Gjirokastër – Zamira Rami40. Libohovë – Luiza Mandi41. Vlorë – Dritan Leli42. Himarë – Jorgo Goro43. Delvinë – Rigels Balili44. Sarandë – Florjana Koka45. Konispol – Shuaip Beqiri• APPD1. Shkodër – Voltana Ademi2. Vau i Dejës – Zef Hila3. Tropojë – Benik Dushaj4. Kukës – Bashkim Shehu5. Lezhë – Fran Frookaj6. Mat – Nezir Rizvani7. Klos – Basir Cupa8. Vorë – Fiqiri Ismaili9. Kamëz – Xhelal Mziu10. Mallakastër – Agron Kapllanaj11. Pogradec – Eduart Kapri12. Devoll – Bledjon Nallbati13. Përmet – Niko Shupuli14. Dropull – Ahilea Deçka15. Selenicë – Përparim Shametaj• MEGA1. Finiq – Leonidha Hristo