“Freedom House Report”: Shqipëria më mirë se një vit më parë
Liria në Europë është vënë vazhdimisht në sulm nga shtetet autoritare. Ky është përfundimi në të cilin del raporti i vitit 2015 i Freedom House, grupimit në mbrojtje të demokracisë.Në raportin e publikuar të martën, organizata me bazë në Uashington vë në shënjestër shtetet në Europën qendrore, ndërsa na Ballkan, tre nga shtatë shtete kanë pësuar rënie, përfshi Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat kanë kërcënuar pavarësinë e mediave.Për sa i përket Shqipërisë, raporti e vlerëson vendin tonë si një shtet pjesërisht të lirë, në të njetën linjë me Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën, por pavarësisht kritikave për Serbinë e ka vendosur në listën e shteteve të lira, të pasqyruar me ngjyrë të gjelbër.Gjithsesi, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar përparime, ndryshe nga Kosova që ka mbetur në vend, ndërsa Maqedonia ka pësuar rënie. Në total, Ballkani nuk ka pasur përparim të mjaftueshëm të demokracisë.Megjithatë, “Freedom House” raporton se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që shënoi përmirësim të demokracisë në krahasim me një vit më parë, falë disa reformave të ndërmarra nga qeveria Rama, e zgjedhur në vitin 2013, çka ka bërë që Bashkimi Europian të inkurajojë vendin drejti rrugës së integrimit duke i garantuar edhe statusin kandidat.