Vetëvritet efektivi i trafiqeve në Korçë, qëlloi veten me armën e shërbimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2015, 09:54
Është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në banesën e tij një oficer i policisë së Korçës.Erion Bino, 30 vjeç, banues në lagjen 9 të këtij qyteti, dyshohet se ka qëlluar veten më armën e tij tip pistoletë.Shefi i antidrogës është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, por ka ndërruar jetë.Ende nuk dihen arsyet që mund ta kanë çuar 30-vjeçarin drejt vetëflijimit, ndërsa nga unifotmat blu është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.