Mbyllet numërimi në Berat, Petrit Sinaj fitues me gati 3 mijë vota diferencë

Përfundon numërimi në Berat. Petrit Sinaj, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë kryebashkaiku i ri për katër vitet e ardhshme.Ai ka mundur në garën e 21 qershorit kandidatin e së djathtës, Kasëm Mahmutaj.Grupet e numërimit kanë numëruar 124 kuti. Petrit Sinaj mori 19.022 vota ndërsa kandidati i APPD, Kasëm Mahmutaj mori 16.125 vota.Më parë 4 kuti u kontestuan dhe u dërguan në KQZ.berat