Papa Françesku merr zyrtarisht drejtimin e Papatit

Qindra mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, për të qenë prezent në ditën e inagurimit të Papa Franceskut. 132 krerë shtetesh dhe drejtues të organizmave të ndryshme ndërkombëtare nderuan Papën e ri, në meshën për inkoronimin e tij.I hipur në një makinë papale, Papa Francesku, ka hyrë në sheshin Shën Pjetër mes turmës që e pritën me duratroktije të ngrohta dhe brohorima. E për të treguar edhe njëherë përulësinë e tij, Papa Francesko, ka zbritur nga makina e tij për të përshëndetur personat me aftësi të kufizuar të cilët ishin të pranishëm në shesh, veprim që besimtarët e konsideruan si të parin e bërë ndonjëherë nga Papët. Besimtarët janë përjekur të kenë kontakt me Papën dhe ndërsa mes besimtarëve lexoheshin tabela me "Erdhe prej largu, dhe me thejshtësinë tëndë na bërë për vete”.Në fjalën e tij në publik, Papa nuk ka harruar të përshendesë ata që e mbështeten në shtetin e tij, duke dërguar lutjen e tij, nga sheshi i Shën Pjetrit për sheshin De Majo në Buenos Ajres, besimtarët e të cilët ishin mbledhur për të ndjekur cermoninë live kanë shpërthyer në brohorima pasi kanë dëgjuar të përmenden nga ish-kardinali it tyre."Të ecim të gjithë të bashkuar, kujdesuni për njëri tjetrin, dhe mos i bëni keq njeriu. E di qe po luteni dhe faleminderit që po luteni për mua" ka deklaruar Jorge Mario Bergoglio.Mes lutjeve dhe këngëve kishtare, Papa Francesku ka marrë nga kardinali Angelo Sodano unazën e peshkatarit, i cila nuk ka qenë prej ari ashtu siç tradita ka tretur. Papa Franceksu ka kërkuar që unaza e tij të jetë prej argjendi i larë në ar. Ndërkohë është prezantuar edhe stema që do të shoqërojë Papatin e Bergoglios. Papa Bergoglio ka vendosur të mbajë atë që kishte, kur ishte kryeipeshkv. Në të lexohet "Miserando atque eligendo", që në shqip do të thotë "E pa me mëshirë dhe e zgjodhi", frazë e marrë nga ungjilli i Mateos, ku flitet për takimin e Jezu Krishtit me Mateon.Papa ka vlerësuar paardhësin e tij për punën e tij në besimin."I jemi afër me lutje, me ngrohtësi dhe mirënjoje" kanë qenë fjalët e para të Papës pas inaugurimit.Ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe e sidomos  përfaqësuesit e besimeve të tjera të pranishme në cermoni."Të jemi të mbrojtes të ambientit ku jetojmë, të mos shkatërrojmë. Së pari të jemi mbrojtes të vetes sonë, sepse urrejtja është e para ajo që na shkatërron, sepse është pikërisht prej vetes sonë ku dalin veprimet e këqija dhe të mira. Të jemi të mirë të embël me njëri tjetrin, nuk duhet të kemi frikë nga kjo" ka deklaruaar Papa gjatë fjalës së tij.   "Papa duhet të të shërbejë me përulësi, e të hapë krahët për të gjithë ata që kanë nevojë dhe sifosdmos për më të varfrit më të vegjlit, për ti mbrojtur. Të hapim horizontin e  shpresën. Të mbrojmë me dashuri atë që zoti na ka dhuruar" ka vijuar më tej Papa në fjalën tij, e ndërsa ka e përmbyllur atë me fjalinë që mesa duket do të shoqërojë në të gjithë Papatin "lutuni për mua"Ne ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kryeminsitit Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.