Qipro shtyn sërish votimin për taksat

Parlamenti i Qipros ka shtyrë votimin për propozimin që detyron depozituesit në bankat e Qipros të ndihmojnë në financimin e paketës së ndihmës për këtë vend.Votimi tani pritet të mbahet të martën.Propozimi i huadhënësve ndërkombëtarë u bën thirrje depozituesve që të paguajnë deri në 10 për qind taksa në kursimet e tyre, në këmbim të ndihmës prej 10 miliardë dollarësh.Ai ka shkaktuar zemërim në mesin e qipriotëve, disa prej të cilëve e kanë quajtur vjedhje.Zemërim ka shkaktuar edhe në Rusi, pasi shumë banka, kompani dhe individë rusë kanë depozituar të hollat e tyre në bankat e Qipros.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se propozimi është "i padrejtë, joprofesional dhe i rrezikshëm".Për të hyrë në fuqi, propozimi duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Qipros.