Avari elektrike në Fukushima
Një avari elektrike në centralin bërthamor të Fukushimas, i goditur nga tsunami në Japoni, ka ndikuar që sistemet e ftohjes të shpenzojnë shumë karburant.Një njoftim nga operatori Tepco bënte të ditur se shkaku i avarisë elektrike, që nisi në 18:57 të së hënës (10:57), është ende duke u vlerësuar.Ndërprerja e energjisë ka goditur pellgjet e karburantit në reaktorët 1, 3 dhe 4, por reaktorët ftohës nuk janë prekur nga kjo avari.Nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm, pasi do të duhen 4 ditë që pellgu më i nxehtë të arrijë limitet e shpëtimit, deklaroi Tepco.“Jemi duke u përpjekur të rikthejmë energjinë deri atëherë”, tha zëdhënësi i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios (Tepco), Kenichi Tanabe.Temperatura në pellgun më të nxehtë të karburantit, në njësinë 4, ishte 30,5 gradë celcius, mëngjesin e së martës, sipas Tepco, mjaftueshëm nën limitin e rrezikshmërisë prej 65 gradësh.Dy pellgjet e tjera në njësitë 1 dhe 3 kanë temperatura më të ulta dhe do të kërkojnë më shumë kohë për të kapur limitet e rrezikshmërisë, tha zëdhënësi.Është prekur gjithashtu edhe një grup i përbashkët i magazinimit, sipas raportimeve nga Japonia.