PD: Dhunohet barbarisht, aktivistja e kësaj partie, sekretare e një qendre votimi
Partia Demokratike e Durrësit denoncon se Merene Agalliu, (ne foto) sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit nr 6 të Partisë Demokratike të degës së Durrësit është dhunuar në mënyrë barbare.“Persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: tani voto PD-në, e më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht.” Informon shtabi elektoral i kandidates së djathtë Grida Duma përmes një deklarate për shtyp të mbërritur në redaksitë e mediave pak pas mesnatës së 19 qershorit.Sipas tyre aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë.Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e dënoi ashpër këtë ngjarje dhe i bëri thirrje kandidatit Dako të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së.Bylykbashi: “Nëse në qytetin e Durrësit, një qytet që nuk është shquar kurrë për akte dhune të tilla jemi përpara shtimit të rasteve të dhunës ndaj aktivistëve të opozitës, kjo tregon jo vetëm egërsinë dhe pasigurinë që ka kap mazhorancën por tregon me ç’pasoja përballet proçesi, opozita, me këtë dhunë të pashembullt që nuk është regjistruar për shumë kohë në zgjedhjet në Shqipëri.Ne i bëjmë thirrje kandidatit të mazhorancës zotit. Dako, përfaqësuesve të PS dhe mazhorancës që të tërheqin këta kriminelë të cilët po përdoren në mënyrë të paskrupullt kundër opozitës, për të krijuar incidente për të intimiduar opozitën, por kjo nuk do të ketë asnjë lloj mundësie për të frenuar atë që do të jetë në 21 qershor, humbja e Vangjush Dakos dhe fitorja e opozitës dhe Grida Dumës”.[caption id="attachment_534673" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gruaja e dhunuar ne Durres[/caption]/Oranews.tv/