Meta në Durrës: Dako do të marrë edhe votat e republikanëve

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta morri pjesë në mitingun përmbyllës të fushatës së Aleancës për Shqipërinë Europiane në DurrësMeta ftoi të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që në radhë të parë të shkojnë për Nr. 1, Vangjush Dakon dhe për 47-ën“Në Durrës Vangjush Dako nuk do të marrë vetëm votat e të gjithë socialistëve, të votuesve të LSI, të votuesve të FRD-së, të PDS-së, të PDIU-së, por fitorja do të jetë më e madhe se sa votuesit e ASHE sepse Vangjush Dako do të marrë edhe votat e republikanëve” tha Meta.Kryetari i LSI-së premtoi se në datën 22 qeveria do të rifillojë punën bashkë me 61 kryetaret dhe kryetarët e bashkive në të gjithë vendin për të ofruar shërbime evropiane për të gjithë qytetarët dhe për të punuar të gjithë për të ç’rrënjosur varfërinë përmes rritjes së punësimit/Oranews.tv/