Meta i përgjigjet 47 pyetjeve në FB për 47 minuta, 47 ora para zgjedhjeve

Kryetari i LSI, Ilir Meta iu përgjig 47 pyetjeve të ardhura në faqen zyrtare të LSI në rrjetin social facebook nga qytetarë të ndryshëm.Për 47 minuta me radhë dhe pikrisht 47 orë para nisjes së procesit të votimit, Ilir Meta nuk nguroi të jepte edhe një mesazh për votuesit.“Duhen shfrytëzuar këto 47 minuta, pikërisht përpara 47 orë përpara se të gjithë qytetarët shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe vajzat që do të përfitojnë nga kjo reforma madhore që do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet një vend europian dhe shqiptarët të gëzojnë standardet europiane. Kjo është rruga për të çrrënjosur varfërinë dhe për të celur një perspektivë  më të mirë për të gjithë shqiptarët, sidomos për të rinjtë dhe të rejat”, tha Meta.Në fund të këtij komunikimi interaktiv, Lideri i LSI u kërkoi të gjithëve të shprehen me votë të tyre dhe të votojnë për numrin 47 që ofron më shumë mundësi për punësim për të gjithë qytetarët.