Kolegji pranon kërkesën e PD për votuesit fiktivë: KQZ të marrë një vendim
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranoje kerkesen e Partisë Demokratike, e cila kerkon qe KQZ te marre nje vendim per listat zgjedhore ne Durres dhe Kavaje.Sipas Kolegjit, KQZ brenda datës së nesërme duhet të japë vendimin për shtimin e 2800 zgjedhësve në Durrës dhe 700 në Kavajë.Ky vendim erdhi pas kerkeses se Partise Demokratike, e cila i kerkon KQZ qe te shprehet me nje vendim per parregullsite e listave zgjedhore ne Durrës dhe Kavaje.Partia Demokratike i kerkon KQZ qe t'i heqe nga lista zgjedhore keta zgjedhes pasi auditi i KQZ dhe i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile kane evidentuar shkelje ne listat zgjedhore.Nderkohë vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka përfshirë në rendin e ditës, për ta diskutuar në mbledhjen e radhës që do të mbahet në orën 11:00.