ASHE mbyll fushatën në Gramsh, Gjiknuri: Jeta e qytetarëve do të ndryshojë
Punësimi dhe rritja e investimeve me qëllim luftën kundër varfërisë ka qenë premtimi me të cilin mbylli fushatën elektorale në bashkinë e Gramshit ASHE. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se ky qytet do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes se qeverisë.Damian Gjiknuri: Investime, punësim dhe këtë garanton me qeverinë e koalicionit të majtë dhe me Luljeta Dollanin në krye. Prandaj i bëj edhe njëherë thirrje komunitetit Gramshiot, votoni Luljetën, votoni koalicionin e majtë. Do ta shikoni jeta juaj vit për vit do të ndryshojë.Ndërsa ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se investimet në këtë zonë do të jenë të prekshme për të gjithë qytetarët.Edmond Haxhinasto: Pas 21 qershorit qeveria do të vazhdojë të mbështesë Gramshin që jeta e secilit prej jush të përmirësohet që të keni shpresë.Kandidatja Luljeta Dollani shprehu gatishmërinë me banorët, me qëllim realizimin e premtimeve.