Kryeministri slloven: Nuk kishte prapavijë politike në rastin Haradinaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2015, 19:27
Kryeministri slloven Miro Cerar është shprehur i kënaqur që ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i është kthyer pasaporta dhe ai tani do të jetë në gjendje të kthehet në Kosovë, transmeton Gazeta Express.Ai ka thënë se ky rast nuk ka pasur prapavijë politike. Cerar këto komente i ka bërë në Milano të Italisë ku ka thënë se në të ardhmen duhet të bëhen ndryshime në sistem në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla.