Militantët e ISIS i rikthehen ekzekutimeve pas luftës me talebanët

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar tre luftëtarë të akuzuar për një largim të mundshëm tek talebanët ndërsa një luftë brutale ka shpërthyer mes fraksioneve rivale në Afganistan.Vrasjet kanë ardhur ditë pasi talebanët i dëruar një letër paraljamërimi militantëve të ISIS duke i thënë të qëndrojnë jashtë vendit, dhe se kishte vend vetëm për “një flamur dhe një lidership” në luftën e tyre për të rithemeluar rendin islamik.Një video e postuar në adresat e ISIS tregon luftëtarët e saj që kanë gjunjëzuar dy persona dhe i godasin nga mbrapa koke me armë.Ndërsa në disa foto të tjera tregohet një tjetër person të cilit i pritet koka.Grupet i deklaruan luftë njëri-tjetrit në prill të këtij viti pasi talebanët afganë refuzuan të bëheshin aleatë me liderin e ISIS, Abu Bakr al-Baghadadi, të vetëshpallur kalifat.ISIS u përgjigj duke rekrutuar shumë persona në territorin taleban, duke i lejuar ata që të zgjeroheshin shpejt, bile duke i zëvendësuar talebanët si fuqi dominuese kontrolluese në një qark.Letra paralajmëruese nga Talebanët erdhi midis luftimeve të ashpra këtë javë në Afganistanin lindor mes talebanëve dhe fraksioneve që i janë betuar aleancë Shtetit Islamik.29C6894E00000578-3131248-image-a-23_1434714896644 29C686E600000578-3131248-image-a-22_1434714894127 29C5DCA900000578-3131248-image-m-5_1434711582239 29C6895B00000578-3131248-image-a-20_1434714880550