I zhdukur prej dy ditësh, familja e sarandiotit: U rrëmbye nga katër persona

36-vjeçari, Ridvan Lamaj, nga Saranda është zhdukur prej më shumë se 48 orësh. Familjarët e tij mendojnë se kanë të bëjnë me rrëmbim personi, ndërsa akuzojnë strukturat e policisë për neglizhencë.Sarandë- Rezulton i zhdukur prej më shumë se 48 orësh 36 –vjeçari, Ridvan Lamaj, banues në Sarandë.Ndërsa kërkojnë ndihmë për gjetjen e njeriut të dashur, familjarët e të zhdukurit mendojnë se kane të bejnë me një pengmarrje, ndërsa denoncojnë strukturat e policisë së Sarandës, që sipas tyre është treguar e ngathët në rastin konkret.Asqeri Lamaj (i ati): “Djalin ma kanë marrë në telefon për të pirë kafe dhe atje e kanë rrahur dhe e kanë hipur në makinë. Që prej orës 18:00 të datës 17 dhe deri tani nuk di gjë për djalin se ku është. Kemi vajtur dhe në polici dhe policia nuk është kujdesur fare për mua”.Marjeta (bashkëshortja): “Nga ai moment që prej orës 18:30 nuk kemi asnjë kontakt me Ridvanin. Kam bërë në 12:30 dje denoncimin. Personi në orën 10:10 dje ka kaluar në Rinas”.Emilio, vëllai i 36-vjeçarit, i bën thirrje për ndihmë Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.“Kemi shumë ankesa të mëdha nga policia e Sarandës që nuk ka bërë asgjë. Ka vëllai tre ditë që më është larguar nga shtëpia dhe më është zhdukur dhe nuk ka bërë asnjë lloj hapje policia e Sarandës. Nuk e di pse, nuk është as njeri me preçedent penal, asgjë. Nuk i ka njeriu borxh asnjë lek. I kemi dhënë personat e saktë me shkrim dhe emër, policia e Sarandës nuk bën asgjë. I lutem Saimir Tahirit të vërë dorë për këtë gjë, nëse do vërtet të bëjë shtet”.36-vjeçari i zhdukur, është baba i 2 fëmijëve të mitur dhe prej datës 17 është zhdukur pa dhënë asnjë shenjë jete, ndërsa telefonat e tij rezultojnë të fikur.