Policia shpëton 5 të rinj kosovarë në Durrës, pedalina e tyre u fundos ne det

5 të rinj kosovar, mes tyre edhe të mitur që gjendeshin me pushime në bregdetin e Durrësit janë shpëtuar dje nga policia kufitare, teksa rrezikonin të mbyteshin në det.Ka qenë ora 12:25 e mesditës së 18 qershorit, kur nga salla e QNOD Durrës, policia kufitare eshte njoftuar se në vendin e quajtur "Apollonia" rreth 300 metra nga bregu ndodhet nje mjet lundrues i cili rrezikon të mbytet.Menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i Policise Kufitare me ekuipazhin e policise kufitare ku konstatoi se kishte të bënte me një mjet lundrues tip Pedalinë pronë e shtetasit B. Bityçi banor i lagjes 13 plazh, Durrës, në bordin e të cilës ndodheshin disa shtetas.Pedalina e cila përdorej nga të rinjtë kosovarë u fundos ne det.Si rezultat i veprimeve të shpejta te policise kufitare në koordinim dhe me mjetet e tjera që ndodheshin në atë zonë u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi shtetasit:A.M 19 vjeç, banuese në Ferizaj, Kosovë V.S 22 vjeç, banuese në Ferizaj, Kosovë Ç.M 17 vjeç 17 banuese në Ferizaj, Kosovë I. S 16 vjeç, banuese në Ferizaj, Kosovë Q.M. 14 vjeç, banuese në Ferizaj, KosovëMe qellim mos përsëritjen e ngjarjeve te tilla, Policia Kufitare ka kontaktuar edhe nje here me pronaret e mjeteve lundruese turistike (përdoruesit e detit)qe te respektojnë rreptësisht rregullat e sigurimit teknik te këtyre mjeteve si dhe distancat e lundrimit.