Komisionerët e Helsinkit, thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Komisionerët e Helsinkit kanë bërë thirrje që që zgjedhjet vendore të 21 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme.Në deklaratë thuhet se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të bindur se po marin pjesë në një proçes zgjedhor transparent.Ndërkombëtarët bëjnë apel për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Në një deklaratë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokave, kryetari i Komisionit të Helsinkit Chris Smith deklaron se është shumë e rëndësishme që populli shqiptar të jetë pjesë e një proçesi zgjedhor transparent dhe të besueshëm.“Populli i Shqipërisë meriton një shans për të zgjedhur një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe të ndershme që është jetike për t'i ndihmuar të realizojnë aspiratat për shtet ligjor dhe mirëqenie.Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të kenë besim se po marrin pjesë në një process zgjedhor transparent, pa frikësime, ngacmime ose sulme ndaj kandidatëve, medias, zyrtarëve zgjedhorë apo votuesve.Për fat të keq, këto janë shqetësime të vazhdueshme në Shqipëri dhe shpresojmë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe nga grupet lokale në Shqipëri".Sipas OSBE-së, zgjedhjet e së dielës për kryetarë bashkish dhe komunash si dhe këshillat lokale janë zgjedhjet e para që do të kryhen për njësitë e reja të qeverisjes vendore të paraqitura nga parlamenti në vitin 2014 duke krijuar 61 bashki, duke zëvendësuar 373 bashki dhe komuna që ekzistonin.Për 25 vjet, Komisioni i Helsinkit i SHBA ka monitoruar dhe inkurajuar Shqipërinë në zbatimin e angazhimeve të OSBE-së .