Drejtuesi i zyrës elektorale PD kërcënohet me armë në Elbasan
Në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit në Elbasan është shënuar një incident . Policia ka nisur proçedimin penal për 19-vjeçarin me iniciale F.M për kanosje të dy personave të komunitetit rom.Kryepozitari Lulzim Basha i kërkoi Prokurorisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen.(Ne foto: Basha me Xhevdet Mustafain, personin e kercenuar)Dy ditë para votimeve në Elbasan është shënuar një incident elektoral.Përgjegjësi i zyrës elektorale të PD-së në lagjen “5 maji” Xhevdet Mustafaj e banuar kryesisht nga komuniteti rom shprehet se persona të armatosur e kanë kërcënuar atë dhe familjen për votën.“Është e disataherë që më kërcënojnë. Sot në mbrëmje erdhën me një makinë renxh” ka thënë aktivisti i PD-se, Xhevdet Mustafai, ndërsa me të mësuar ngjarjen drejt Elbasanit ka udhëtuar dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.Kryeopozitari Lulzim Basha ka shkuar në Elbasan nga ku i ka kërkuar prokurorisë që të zbardhë ngjarjen. Sipas kreut të PD-së ky është një akt i bandes se Qazim Sejdinit."Kemi nisur njerëzit këtu sapo kemi marrë sinjalizim. Provokimi me armë, terrori i banditëve Çela që janë klientelë e Qazim Sejdinit ka ardhur në të njëjtin moment kur SHBA, kongresi amerikan dhe komiteti i Helsinkit denoncojnë klimën e rënduar parazgjedhore. Sot është provuar si autori I terrorit të komunitetit rom në Qytetin e Elbasanit duke përdorur banditët Çela për të bërë terror aktivistët e PD ndërkohë ka aktivizuar edhe një rrjet për shitblerjen e votës nga zgjedhësit e kësaj zone. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë. I ftoj të gjithë banorët të zgjedhin Ardjan Turkun me votën e tyre me 21 qershor për ti dhënë fund terrorit dhe blerjes së votës”.Policia e Elbasanit në një njoftim të shkurtër për ngjarjen nuk përmend përdorimin e armëve gjatë incidentit ndërsa njofton nisjen e proçedimit ndaj një 19-vjeçari për të cilin jep vetem inicialet.Megjithate policia bën me dije se proçedimi penal në gjendje të lirë për 19-vjeçarin është me akuzën për kanosje me fjalë.Sipas bluve, F.M ka kanosur dy shtetasit e mesiperm duke i kërkuar percaktim se në çfarë krahu do të votojnë pasi në të kundert do të kenë probleme.Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen“Njoftohemi se më date 18.06.2015, rreth ores 20:30, ne lagjen "5-Maji" Elbasan, pikerisht ne vendin e quajtur Rrapishte, rruga Ura e Romeve Elbasan, ka ndodhur një konflikt.Menjëherë shërbimet e policise, pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendin ku bëhej fjalë informacioni dhe konstatuan se:Janë kanosur në oborret e banesave të tyre nga një shtetas, shtetasit B.M vjeç 43 dhe Xh.M vjeç 52, Kryetar seksioni i partise demokratike ne lagjen "5-Maji" Elbasan, që të dy me banim në Elbasan.Te dy këta shtetas, dekarojne se jane kanosur me fjale nga shtetasi F.M vjeç 19 banues ne Elbasan, i cili i ka kanosur dy shtetasit e mesiperm duke percaktuar në ç'fare krahu do të votojnë ata pasi në të kundert do të kenë probleme.Nga veprimet e para hetimore të deritanishme rezulton se nuk është përdorur armë.Nga veprimet proceduriale nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Ndaj shtetasit F.M , ka filluar një procedim penal në gjendje të lire, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje" parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal”[caption id="attachment_534147" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption][caption id="attachment_534144" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption][caption id="attachment_534145" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption][caption id="attachment_534149" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption][caption id="attachment_534146" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption][caption id="attachment_534145" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption][caption id="attachment_534144" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lulzim Basha ne Elbasan me komunitetin rom[/caption]/Oranews.tv/