PD mbyll fushatën në Durrës dhe Kavajë, Basha akuzave kandidatëve të majtë

Opozita ka mbyllur fushatën elektorale në Durrës dhe në Kavajë.Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha i ftoi qytetarët të votojnë kandidatët e koalicionit të djathtë për një të ardhme më të mirë.Kandidatja e selisë blu për Durrësin, Grida Duma, deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë abuzim me votat.Koalicioni i djathtë ka mbyllur fushatën në Durrës dhe në Kavajë.Dule folur përpara qytetarëve durrsakë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi qytetarët që në 21 qershor të votojnë kandidatët e djathtë për ti dhënë fund oligarkisë.Kryeopozitari nuk la pa akuzuar kandidatin e majtë për bashkinë e Durrësit.Basha: “E pra ata thonë se jeni në drejtimin e duhur, por në fakt në drejtimin e duhur janë vetë bashkë me Vangjush Dakon, kontabilistin e korrupsionit, njeriun që paguan faturat e drekave dhe darkave luksoze të Edi Ramës në kryeqytet e Europës, ku shëtit si turist në hotele me gjashtë yje se i paguan Gjushi me paratë e durrsakëve”.Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, deklaroi se nuk do të lejohet asnjë abuzim me votat.Duma: “Se askush nga ata që janë regjistruar në listat fiktive nuk do të mund të votojnë sepse në çdo rast që do të tentojnë të prekin vullnetin e lirë të durrsakëve ne do ti ndjekim në këtë krim elektoral, deri në ndjekje penale.Në mbylljen e fushatës në Kavajë, kreu i selisë blu e akuzoi kandidatin e majtë për lidhje me krimin.Basha: “Me sybet këtu në Kavajë me Elvin alias Elvis Roshi. I njohur tashmë edhe përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë si njeriu me dy emra, me dy fytyra dhe me një të kaluar të errët dhe kriminale. Një njeri i cili është një turp i madh për Kavajën, një turp i madh dhe një njollë e madhe për këtë vatër të demokracisë, me të cilën krenohen jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët.Nuk e dija, thotë kryeministri, nuk e dija si e kishte emrin dhe nuk ka rekorde kriminale. Shtypi vendor i nxorri dënimin për plagosje me armë zjarri. Shtypi ndërkombëtar i nxorri dënimin për trafik droge dhe narkotikësh në Zvicër. Po tani pse hesht? Ça do t’i thuash nesër kavajasve? Si do t’ia thuash emrin, Ervin , siç e thërret i ati, apo Elvis siç e thërret partia? Pse kandidon, pse nuk e tërheq tani që shqiptarët anëembanë, e çdo kavajas e kupton që s’është socialist, e s’është asgjë tjetër përveçse një trafikant i dënuar? Sepse e ka aleatin e tij, aleatin e partnerin e tij, ortakun e tij sepse Ervini është i Ramës, për Ramën dhe me Ramën e nuk ka qenë, e nuk do të jetë kurrë, i Kavajës, për Kavajën dhe me Kavajën”.Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, premtoi para qytetarëve rritje të punësimit,ulje të taksave ,të çmimit të energjisë dhe çmimit të ushqimeve.