Kosova:Ndershmëria na bashkon me qytetarët, pas tre ditësh fitorja e përbashkët
Kandidati i djathtë për Bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova, ka mbyllur fushatën në njësinë 5. Kandidati i opozitës ka ftuar qytetarët e Tiranës që ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur alternativën e duhur.Tiranë- Halim Kosova ka mbyllur fushatën elektorale në njësinë 5 në kryeqytet duke i ftuar qytetarët që ti drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur alternativën për një të ardhme më të mirë.Kandidati i djathë premtoi angazhim 24 orë për të zgjidhur problemet me të cilat përballet Tirana.Kosova: “Mikpritjen tuaj, besimin tuaj e kam ndjerë që në ditën e parë të fushatës e deri sot që jemi mbledhur kaq të shumtë në numër, për të lënë takimin tjetër të rëndësishëm që është pasnesër. Ky është një moment i rëndësishëm takimi për ne. Ky është vendi ynë i takimit. Këto parime na kanë bërë bashkë në këtë fushatë. Na kanë bërë bashkë në këtë rrugë të cilën do ta cojmë deri në fund. Nuk ka çmim që e blen integritetin tim, nuk ka çmim që e blen ndershmërinë tuaj, votën tuaj, verdiktin tuaj Sovran”.Halim Kosova gjatë fjalës së mbajtur ka akuzuar edhe kundërshtarin e tij për shpenzimet e bëra në fushatë.Kosova:“Kundërshtarët kanë shpenzuar miliona për postera, reklama e sondazhe të blera. Ata harrojnë se nuk blihet e vërteta, nuk blihet e shkuara, nuk blihet e ardhmja.Nuk blihet vendimi që qytetarët e Tiranës e kanë marrë tashmë.Ja ku jemi sot bashkë. Eshtë një nisje e re kjo. Na ka mbledhur ndershmëria e pastërtia. Qytetarët e Tiranës, unë e di se e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Kjo do të jetë një sfidë për këdo që mendon se mashtrime, e me vjedhje ecet përpara e bëhet karrierë”.Ndër të tjera kandidati i selisë blu i ka premtuar qytetarëve se nëse zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës ndershmëria do ta udhëheqë në punën e përditshme.