Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari pas një konflikti me disa të rinj

Një 25-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti mes të rinjsh. Ngjarja u regjistrua në rrugën “ Isuf Elezi” në kryeqytet, ku shtetasi Donald Merolli është qëlluar me armë zjarri pranë një supermarket.I plagosuri është transportuar menjëherë në spital ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq policia bën me dije se ka identifikuar autorët e plagosjes dhe po punon për kapjen e tyre. Pas ngjarjes, ata dyshohet se janë larguar me nje mjet tip “Benz”.[caption id="attachment_534064" align="alignnone" width="670"]plagosje selite2 Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja e te riut[/caption][caption id="attachment_534065" align="alignnone" width="670"]plagosje selite1 Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja e te riut[/caption]