Policia përleshet me protestuesit në Baku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2013, 15:25
Policia e Azerbajxhanit ka përdorur plumba gome, topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e tubuar në Baku.Shërbimi azerbajxhanas i Radios Evropa e Lirë raporton për dhjetëra protestues të arrestuar.Protesta është mbajtur kundër vdekjeve dhe abuzimeve të dyshuara të rekrutëve në ushtrinë e Azerbajxhanit.Më tetë mars janë arrestuar disa aktivistë, tre prej të cilëve janë akuzuar për posedim të paligjshëm të drogës dhe armëve. Opozita thotë se qeveria ka pasur qëllim të parandalojë protestën.