Protestat masive në Shkup, VIDEO nga droni

"Ruptly", një agjenci ndërkombëtare me seli në Gjermani, ka publikuar një video të protestave të sotme me mbishkrimin:"Rreth 20 mijë protestues anti qeveritar marshuan nëpër rrugët e Shkupit këtë të diel. Ata dënuan brutalitetin policor si dhe dyshimet për korrupsionin qeveritar. Ata bënë thirrje për dorëheqje të Qeverisë".Ndërkohë më herët zëdhënësi i partisë opozitare LSDM, Patar Shillegov, tha se në protestë ishin mbi 100 mijë protestues.