"Shqip flasin edhe maqedonasit, uniformën e UÇK-së mund t’a veshë kushdo"

Uniformën e UÇK-së mund t’a veshin edhe maqedonasit edhe serbët. Gjuhën shqipe e dinë dhe e flasin shumë njerëz që punojnë në shërbimet sekrete dhe nuk mban deklarata e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë se sulmuesit pasi kanë folur shqip përmes përkthyesit janë qindpërqind sulmues shqiptar nga Kosova. Kështu bëri të ditur për ZHURNAL, eksperti për siguri,Arben Ramadani.“Vlersimet e mija janë se nëse ai grup ka qenë me uniformën e UCK-së dhe nëse kanë folur në gjuhen shqipe, nuk janë fakte relevente se ato qenkan kosovar apo shqiptar që dëshirokan "shtetin e tyre".Në petkun e uniformës dhe maskes është e mundur të futen X persona nga shërbimet sekrete që kanë qëllime kriminale, dashakeqe apo defokusim të opinionit të kontrolluar nga ndonjë qendër. Gjykoj se në këto momente nuk ka nevoj për panik dhe frigë të popullatës, gjendja e sigurisë në Maqedoni është e kontrolluar dhe se rastet e këtilla jane raste të izoluara të cilët besoj se leht tejkalohen nga ana e organeve kompetente të sigurisë”, tha Ramadani duke sqaruar se i gjithë skenari është i tejdukshëm.“Mendoj se sulmuesit nëse dëshironin të arrinin qëllimin e vet, ata do t’i merrnin pengë policët maqedonas dhe do të bëninë kërkesa ultimative. Me vet faktin se i kanë lëshuar pas 30 minutave vë në dyshim seriozitetin e këtij incidenti. Vlersoj se në Maqedoni gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qetë dhe stabile , rasti i ditës së sodit me uzurpimin e stacionit policor në Gushincë flet për një incident i cili kërkon nga organet e zbulimit dhe sigurisë të konstatojnë dhe verifikojn se kush janë personat e involvuar në këtë rast, për çfarë qëllimi e kanë bërë gjestin e këtill dhe eventualisht kush qëndron pas këtij skenari”-, theksoi mes tjerash eksperti për çështje të sigurisë, Arben Ramadani.