Koreja e veriut, stërvitje ushtarake

Koreja e Veriut po zhvillon një seri stërvitjesh ushtarake në shkallë të gjerë, ka njoftuar Koreja e Jugut, duke ngritur tensionet në gadishullin aziatik.Kjo lëvizje vjen pasi Peniani kërcënoi se do të shpërfillë armëpushimin 60-vjeçar që i dha fund luftës koreane. Më vonë gjatë së enjtes, Këshilli i Sigurimit do të votojë një rezolutë që imponon sanksione më të ashpra ndaj Penianit për testin e tij të fundit bërthamor.Testi në fjalë, i treti i këtij lloji, erdhi pas lëshimit me sukses të një rakete me tre faza të ndryshme veprimi në dhjetor, edhe kjo një lëvizje e kritikuar nga OKB.Peniani deklaron se testi i tij bërthamor u krye me një pajisje më të vogël por më të fuqishme, duke ngritur shqetësimin se vendi mund të lëvizë drejt krijimit të një koke bërthamore, që mund të armatosë një raketë.