Itali, Berluskoni dënohet me 1 vit burg

Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi,  është denuar sot me një vit burg pasi akuzohet për pergjime të jashtëligjshme të zyrtareve.Vendimi është marrë nga gjykata e Milanos e cila e akuzon Berlusconin se ka përgjuar një prej rivalët e tij politik.Sipas mediave italiane, prokurorët nisën hetimin pasi transkripti i një telefonate, të përgjuar nga autoritetet, u publikua në gazetën “Il Giornale”, në pronësi të vëllait të Berluskonit, Paolo.Biseda u zhvillua mes kreut të kompanisë së siguracioneve Unipol dhe Piero Fasino, që ishte rivali më i madh politik i Berluskonit në atë kohë.Unipol ishte duke u përpjekur që të merrte bankën BNL në vitin 2005. Gjykatësit kanë urdhëruar përgjimin si pjesë e një hetimi për ndërhyrje të papërshtatshme në këtë blerje.