Gorbachev kritikon ligjet e Putin
Ish-lideri sovietik Mikhail Gorbachev ka kritikuar ligjet e reja të miratuara në Rusi si një “sulm ndaj të drejtave të qytetarëve”.Në një intervistë për BBC, ai i bëri thirrje presidentit aktual Vladimir Putin që “të mos ketë frikë nga populli i tij”.Gorbachev kritikoi gjithashtu rrethin e brendshëm të Putin, që sipas tij përbëhet nga “hajdutë dhe zyrtarë të korruptuar”.Ligjet e kritikuara nga ish-presidenti përfshijnë gjobat për organizimin e protestave, ndëshkimet e rrepta kundër shpifjes, përkufizimi më i gjerë i tradhtisë dhe kufizimi i faqeve të internetit.Në janar organizata Human Rights Watch akuzoi presidentin Putin se ka ndërmarrë aksionin më agresiv politik në historinë e Rusisë post-Sovietike, që nga kthimi në krye të Kremlinit në maj 2012.Grupi tha gjithashtu se, Putin ktheu me shpejtësi ato reforma, të dobëta por të avancuara për lirinë politike, të ndërmarra nga presidenti i mëparshëm Dmitry Medvedev.Gjithashtu, një numër liderësh të opozitës janë arrestuar që kur protestat masive anti-qeveritare nisën të mbaheshin në Moskë dhe qytete të tjera pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare në dhjetor 2011.Zoti Gorbachev tha se ishte i habitur nga numri i lartë i ligjeve të kontestueshme të miratuara në Rusi që nga kthimi i Putin në krye të Kremlinit, me një mandat të zgjatur nga 4 në 6 vjet.“Prirja që i bashkon të gjithë ata politikanë është sulmi ndaj të drejtave të qytetarëve. Për hir të së mirës, mos kini frikë nga populli juaj”, u shpreh Gorbachev.