SHBA, 4 viktima nga stuhia e dëborës
Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga stuhia e borës, e cila ka goditur bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara.Erërat me fuqi uragani kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, rreth 250,000 shtëpi kanë mbetur pa rrymë.Zyrtarët mbyllën qeverinë federale dhe shkollat, në pritje të reshjeve më të mëdha të dëborës dhe kushteve të rrezikëshme të transportit automobilistik. Qindra fluturime u anulluan dhe ekipet e enegjisë elekrtike morrën urdhër të qendronin në gatishmëri.Por temperaturat e ajrit dhe tokës ishin mjaft të larta për të shkrirë dëborën në periferitë e Uashingtonit. Në zonat malore të Merilandit, Virxhinias dhe Pensilvanisë perëndimore reshjet e dëborës ishin më të mëdha.Kjo ishte e njejta stuhi që solli 60 centimetra dëborë në dia pjesë të shtetit perëndimor të Montanës në fillm të javës. Ndërkohë që meteorologët parashikojnë reshje dëbore deri të shtunën.