Australia s’lejon ambasadën koreane
Australia ka frenuar planet e Koresë së Veriut për të rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin Kanberra.Patrick Low, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme australiane, deklaroi se ka disa kritere që duhet të plotësohen që Koreja e Veriut të ketë një ambasadë në Australi, përfshirë këtu mundësimin e komunikimit për çështjet e të drejtave të njeriut.Sipas zëdhënësit, planet e Penianit janë ngrirë deri në një informacion të mëtejshëm.Më herët gjatë muajit, Australia punoi me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për përgjigjen ndaj testit bërthamor të Koresë së Veriut.Për herë të parë Koreja e Veriut hapi ambasadën e saj në Australi në vitin 2002, por e mbylli atë gjashtë vjet më vonë për motive financiare.Qeveria e Penianit po zhvillon një seri stërvitjesh ushtarake në shkallë të gjerë, ka njoftuar ndërkohë Koreja e Jugut, duke ngritur tensionet në gadishullin aziatik.Kjo lëvizje vjen pasi Veriu kërcënoi se do të shpërfillë armëpushimin 60-vjeçar që i dha fund luftës koreane. Më vonë gjatë së enjtes, Këshilli i Sigurimit do të votojë një rezolutë që imponon sanksione më të ashpra ndaj Penianit për testin e tij të fundit bërthamor.Testi në fjalë, i treti i këtij lloji, erdhi pas lëshimit me sukses të një rakete me tre faza të ndryshme veprimi në dhjetor, edhe kjo një lëvizje e kritikuar nga OKB.Peniani deklaron se testi i tij bërthamor u krye me një pajisje më të vogël por më të fuqishme, duke ngritur shqetësimin se vendi mund të lëvizë drejt krijimit të një koke bërthamore, që mund të armatosë një raketë.