Ishulli i tribusë së humbur
Nga qielli duket se është një ishull me plazhe të mahnitshme dhe një pyll të dendur, por turistët apo peshkatarët nuk guxojnë të shkelin në këtë dalje të Oqeanit Indian përshkak të reputacionit të frikshëm që kanë banorët e saj.Vizitorët të cilët marrin përsipër të vijnë ose të afrohen tek ishulli “North Sentinel Island” rrezikojnë të sulmohen nga anëtarët e një fisi misterioz që kanë refuzuar qytetërimin modern dhe preferojnë të kenë zero kontakt me botën e jashtme.Kur ata ndërveprojnë me të jashtmit, zakonisht përdorin dhunën.Në vitin 2006 fisi Sentinelese vrau dy burra që ishin duke peshkuar ilegalisht dhe mësohet se ata i kanë qëlluar me shigjeta zjarri dhe gurë fluturues aeroplanëve apo helikopterëve që ishin në misione zbulimi.
/oranews.tv/