Bateristi i AC/DC pranon se ka tentuar të vrasë një person
Phil Rudd, bateristi i famshëm autralian i grupit legjendar të rokut AC/DC, ka pranuar se ka kërcënuar me vrasje një person dhe gjithashtu nuk ka mohuar përdorimin e drogërave të ndryshme. Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij pas seancës gjyqësore në një nga gjykatat e Zelandës së Re.60-vjeçari, i cili ka qenë në liri me kusht që prej arrestit nëntorin e kaluar, në deklarat e tij të mëparshme shprehej i pafajshëm, duke hedhur poshtë akuzat për kërcënime me vrasje dhe posedim të kanabisit dhe metamfetaminës. Ndërkaq një tjetër akuzë për kërcënim me vdekje , e cila mbart një dënim prej 7 vitesh burg, u tërhoq.Gjykata e qarkut në qytetin bregdetar të Taurangas, 200 km në juglindje të Auckland, dëgjoi një bisedë telefonike të Rudd, bërë në zemërim e sipër pasi albumi i tij solo nuk kishte shkuar mirë."Kjo çështje ishte në thelb vetëm një telefonatë në nerva e sipër, e cila rezultoi në polici me akuzën e posedimit të drogës. Besoni apo jo, pas telefonatës në shtëpinë e tij erdhën 9 oficerë policie, të cilët sekuestruan një celular dhe kanabis për përdorim vetjak. Akuza e kërcënimeve me vrasje u hoq menjëherë, ndërkohë që përdorimin e drogës dhe kërcënimet në celular i pranoi edhe vetë klienti. Presim çfarë do të ndodhë në qershor”, tha avokati i yllit të rrokut Craig Tuck, jashtë gjykatës.Rudd qëndroi në heshtje gjatë seancës teksa tashmë pret dënimin , i cili do të jepet pas një muaji e gjysmë. Ai ka jetuar në Turanga që kur u nda nga grupi në vitin 1983. Ribashkimi me AC / DC erdhi në 1994, por kjo nuk i ndryshoi shumë planet e tij. Bateristi i famshëm jeton në Zelandën e Re, ku zotëron edhe një restorant. Rudd nuk do të marrë pjesë në turneun botëror të AC / DC-së , i cili nis muajin e ardhshëm.