Treni ekperimental në Japoni, 603 kilometër në orë

Treni eksperimental "Maglev" në Japoni ka thyer rekordin e shpejtësisë. Por drejtuesit e kompanisë që po e testojnë shpresojnë të shkojnë më tej se sa 603 km në orë.Ka thyer rekordin e shpejtësisë me 603 kilometra në orë treni eksperimental i Japonisë “Maglev”. Eksperimenti në të cilin u shënua edhe rekordi u krye në prefekturën Yamanashi, në Japoninë Qëndrore.Jasukazu Endo, kreu i qendrës kërkimore të drejtuar nga Qendra Japoneze Railways, tha se testet e shpejtësisë janë mënyra për të njohur limitet e trenave."Duke patur hekurudhën dhe njësinë e vetë të gatshme për veprim, unë mendoj se kjo ka bërë që i gjithë grupi të ndihet më mirë dhe më i sigurtë. Ne shpresojmë që kjo të çojë në arritjen e radhës, pra në të ardhmën të shënojmë një tjetër rekord më të lartë”, shprehet Endo.Maglev aktualisht gjithashtu mban titullin e rekordeve Gines si treni më i shpejtë me 581 kilometra në orë , shënuar në 2003. Kompania ka në plan të aplikojë sërish për çmimin Gines për rekordin e ri të shënuar. Rruga hekurudhore mes Tokios dhe Nagoja është vendosur të hapet në 2027 me një kosto prej 1.4 miliardë dollarë, kurse aksi  Nagoya-Osaka pritet të përfundojë në 2045.