Meadow, vajza e Paul Walker jeton me kujtimet e të atit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2015, 08:15
Meadow Walker, vajza e aktorit Paul Walker ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto të adhurueshme të të dyve së bashku.Fotoja e postuar nga Meadow e tregon atë shumë të vogël duke qeshur teksa qëndronte në prehërin e babait të saj Paul Walker.Meadow e cila tani është 16 vjeçe nuk i është ndarë stafit të Fast and Furious, pasi pak kohë më parë postoi një foto me miqtë e babait të saj.Ndoshta numri i fotove të postuara nga Meadow në Instagram nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të treguar respekt ndaj babait të saj të ndjerë.Paul Walker vdiq më 30 nëntor 2013 nga shpejtësia e lartë në një aksident me makinë së bashku me shokun e tij të ngushtë Roger Rodas.
