Të shijosh një shampanjë të gjendur në një anije të mbytur në vitin 1840

Disa shishe shampanje u gjetën në një anije të mbytur 170 vjeçare. Atyre iu bënë analizat në laborator nga shkencëtarët për të zbuluar metodat historike të bërjes së pijes.Nga rezultatet dolën se kishin përmbajtje të lartë sheqeri, më shumë se sa verërat e ëmbla të kohës moderne, dhe gjithashtu u dalluan shenja arseniku168 shishe u gjendën në thellësinë 50 metra të detit Balltik në korrik të 2010-s, shumica e të cilave të ruajtura mirë falë kushteve të qëndrueshme.Disa prej tyre u shitën në ankand në vitin 2011 për dhjetra mijëra euro.fotoeMe studimin e shisheve të gjendura tani u mor Profesor Philippe Jeandet, nga Universiteti i Reims-it në Francë. Ai sëbashku me kolegët e tij i bënë disa analiza kimike shisheve të gjendura në anijen e mbytur, të kompanisë Veuve Cliquot, për t’i krahasuar me shampanjën e kohëve të fundit të prodhuara nga po e njëjta kompani.Profesor Jeandet zbuloi se kompozimi i asaj shampanje ishte çuditërisht i ngjashëm me atë të kohëve të fundit, me disa dallime të vogla.Faktorët mjesdisë, si temperature, nivelet e ulëta të dritës dhe presioni i madh i kanë shërbyer shumë mirë cilësisë së shampanjës për gjithë këto vite.“Ajo që ishte më surprizuese, ishte fakti që ato e kishin ruajtur aromën pavarësisht qëndrimit në fund të detit,” tha Prof Jeandet.