Ditlindje në stil Kardashian
Kim Kardashian e ka kaluar ditëlindjen e saj të 32-të në një vend romantik siç është Venecia, Itali. Vajza e njohur e reality show është fotografuar rrugëve të Venecias bashkë me të dashurin e saj Kanye West teksa mbante veshur një fustan të bardhë të ngjashëm me një fustan nusërie dhe duket se i dashuri i saj 35-vjeçar ka treguar anën e tij më romantike, duke i blerë një trëndafil të kuq.
Çifti i njohur mesa duket i kishin sinkronizuar veshjet e tyre, pasi Kanye mbante një kostum të zi, ndërsa bënte kontrast me të bardhën e fustanit të Kim e të jepnin përshtypjen e një çifti në ditën e tyre të dasmës. Më herët, Kim nuk ishte shprehur entuziaste për ditëlindjen e saj të 32-të, duke qenë se ashtu si shumica e femrave, e shqetësojnë vitet që ikin.Por, mesa duket ka ndërruar mendje pas surprizës së të dashurit të saj që e çoi në një vend romantik si Venecia për të festuar së bashku. Më pas vetë Kim e ka komentuar në 'Twitter' udhëtimin e saj në qytetin italian, si ditëlindjen më të bukur që kishte kaluar ndonjëherë.