James Blunt i jep fund karrierës së tij

Me 18 milionë disqe të shitur, kantautori i suksesshëm zgjedh të tërhiqet për t'ju kushtuar të fejuarës së tijJames Blunt, këngëtari i superhitit "You're Beautiful", ka vendosur të tërhiqet nga muzika duke i dhënë fund karrierës së tij në këtë fushë në moshën 38-vjeçare. Lajmi i tërheqjes së parevokueshme është dhënë nga vetë artisti, i cili deklaroi nga Londra se, dëshironte t'i kushtonte pa kohë vetes së vet dhe se nuk kishte më këngë për të shkruar."Pasi përfundova turin tim muzikor në muajin shkurt, nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam pushuar në Ibica, ku kam një shtëpi", ka thënë kantautori. Prej 9 muajsh Blunt bashkëjeton me modelen Sofia Wellesley, me të cilën po ndan edhe shtëpinë në Ibica.

Pas një karriere të shkurtër ushtarake që e çoi në Kosovë, Blunt e kishte braktisur uniformën: 3 vjet më pas kishte arritur famën botërore falë hitit të mrekullueshëm "You're Beatiful". Tre albumet e tij kanë shitur 18 milionë kopje në të gjithë botën.