Aktori i famshëm Gerard Butler pa vdekjen me sy
Ai për pak desh humbi jetën gjatë xhirimeve të filmit më të fundit të tij, për sërfista.
Butler tha se u dëmtua seriozisht kur po flimonte filmin 'Cështja Maverikcks' dhe e tregoi incidentin në emisionin televiziv, "Good Morning America".Në foto duket sesi një dallgë ka mbuluar Butler dhe e ka fundosur, duke e mbajtur nën ujë për mbi 1 minutë.
I pyetur se cfarë mendoi në ato caste, aktor skocez tha se mendja ishte stakuar duke menduar pikërisht tek ai vend ku ai nuk donte të rrinte asnjë sekondë më shumë.'Ishte si një Tsunami, më mori nën vete dhe mezi dola në sipërfaqe. Prisja që dallga që më vuri nën vete të largohej dhe unë të dilja në sipërfaqe, por nderkohë erdhi dallga e dytë që nuk më la të dilja në kohë mbi ujë dhe në atë cast mendova, 'Uou, më duket se do të vdes duke bërë një film'".
Por incidenti nuk e ndaloi Butler të mbaronte filmin. 'Isha në ambulancë dhe që atë ditë doja të rikthehesha të përfundoja xhirimin e asaj pjese. E di është çmenduri, por këtë doja vërtet", tha Butler.