Krushë e Vogël, fshati i masakruar nga serbët kërkon drejtësi për krimet
Agron Limani, perfaqesues i fshatit Krushe e Vogel, ku forcat serbe masakruan pjesen me te madhe te burrave duke lene gra te veja dhe femije jetime thote per emisionin “Ballkan Magazine” te gazetares Linda Karadaku se ata kerkojne drejtesi dhe nuk i harrojnë krimet e kryera.“ Ne kemi kërkuar sjelljen e autorëve të krimit para drejtësië. Në këtë mënyrë do të ndihmonim në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. E dyta do të ndëshkoheshin për krimet që kanë bërë. Parimisht ne jemi të bashkëjetojmë me të gjithë ata që nuk kanë qenë të përfshirë në krime lufte. Por këtu në Krushë të Vogël pak të tillë ka pasur” thotë ai.E derisa drejtësia të thotë fjalën e saj, termi ripajtim mes shqiptarëve dhe serbëve për këtë fshat të masakruar mbetet tabu edhe sot pas 16 vitesh nga mbarimi i luftës.“Për ne në Krushë termi ripajtim është një shprehje nongrata. Kjo pasi askush nga ata që kanë kryer krime, apo i dinë krimet nuk kanë shprehur asnjëherë keqardhje për atë çfarë është bërë. Jemi dëshmitarë që gjatë gjykimit të krimeve që janë organizuar nga Prokuroria për Krime Luftë në Beograd , këto procese për ne i shërbejnë më tepër reabilitimit politik dhe ekonomik të Serbisë po nuk kanë asgjë të përbashkët me dënimin e autorëve të krimeve në Kosovë. Ripajtimi nënkupton disa kushte, pranimin e fajit, pranimin e krimeve, kërkim falje. Asgjë nga këto nuk i kemi dëgjuar nga pala serbe.Shpresojmë në të ardhmen të bëhet më mirë, por tani ky është realiteti”.Duke u kthyer vite pas, pikërisht te viti i zi ’99, Limani tregoi bilancin tragjik që la pas lufta në këtë fshat të vogël .“Është nga masakrat më të mëdha që ka ndodhur në 1999. Rreth 113 persona u vranë nga forcat serbe. E përkthyer në%, 70% e meshkujve të fshatit nga mosha 13 vjeç e deri tek të moshuarit janë vrarë dhe shumica e tyre figurojnë edhe sot të zhdukur. Që nga përfundimi i luftës dhe deri më sot vetëm 46 persona janë identifikuar dhe rivarrosur, ndërsa për 67 të tjerë figurojnë të zhdukur. Si pasojë e luftës kemi 82 gra të veja dhe 145 fëmijë jetimë. Ka qenë situatë mjaft e vështirë, familjet kanë mbijetuar falë mbështetjes dhe solidaritetit të anëtarëve të familjes në emigrim dhe ndihmave të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Tani është gjendja pak më ndryshe. Disa nga ato fëmijë janë rritur dhe u japin dorë familjeve të tyre”.I pyetur lidhur me padinë për genocid që autoritetet shtetërore të Kosovës pritet të bëjnë kundër Serbisë, Agron Limani dha këtë koment:“ Parimisht ne jemi dakord, është e domosdoshme një iniciativë e tillë, por po dyshojmë se është më tepër një marketing politik për konsum të brendshëm. Që 16 vjet institucionet e Kosovës nuk kanë dërguar në vendet ku janë kryer krimet serbe persona që merren më këto çështje.Të gjithë jemi dëshmitarë që Ivica Daçiç ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Milloveviçit dhe zëdhënës i tij. Me 26 mars të këtij viti ai shëtiste në Prishtinë, pinte kafe me Hashim Thaçin. Ne i bëmë një pyetje vetes, paramendoni Gebellsin, ish-zëdhënësi i Hitlerit 16 vite pas luftës të shëtiste në Izrael”.