Johnny Depp kërkon të lërë alkoolin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2012, 11:02
Johnny Depp ka vendosur të heqë dorë nga alkooli për të qenë sërish në formë. Aktori i famshëm është i shqetësuar për pasojat që i ka sjellë alkooli dhe jeta e natës në pamjen e tij të jashtme, por dhe në karrierën e tij.
"Johnny ka tentuar disa herë të heqë dorë nga alkooli, por tani e ka marrë seriozisht. Alkooli sjell pasoja të tmerrshme për lëkurën, e pavarësisht se Jonny ka gene të mira, e di mirë se çfarë mund të ndodh me të", ka pohuar një burim për National Enquirer.
Aktori 49-vjeçar ka kërkuar ndihmën e miqve dhe të afërmve për ti dhënë fund alkoolit.