PDK pa marrëveshje, Ndoka: I hapur për koalicion edhe me PS
Ndryshe nga republikanët demokristianët e Nard Ndokës nuk po gjejnë gjuhën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit.Kreu i PDK i cilësoi të ngurtësuara vendimet e selisë blu ndërkohë që i cilësoi kandidatët e zgjedhur si të papërshtatshëm.Nard Ndoka: PD po tregohet e ngurtë në raport me PDK, është vënë re një mungesë serioziteti edhe nga lidershipi i kësaj partie. Nëse flasim për një marrëveshje politike, thelbi është mbështetja e të gjithë kandidatëve në të 61 bashkitë e vendit, në një kohë që PD në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me aleatët i ka shpallur ato, disa prej tyre edhe me probleme me drejtësinë, probleme edhe qytetarët.Në formën e një presioni ndaj selisë blu Ndoka la të hapura të gjitha rrugët për koalicion.Nard Ndoka: Nuk kemi pasur kontakte me kryeministrin, për faktin që jemi ne negociata me PD, por kjo nuk na ka penguar që të jemi në kontakte edhe me PS, edhe me PSD, edhe me FRD, edhe me PBDNJ.Kreu i PDK i bëri këto deklarata gjatë një konference ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me LDK për zgjedhjet e 21 qershorit.