Elbasan, personat me aftësi të kufizuar, vështirësi në punësim pavarësisht shkollimit

Personat me aftësi të kufizuar ndeshen me vështirësi në gjetjen e një pune. Ndonëse janë të regjistruar në zyrat e punës, për këta persona mundësitë shihen tek biznesi privat, ndërsa administrata nuk ka të punësuar të kësaj shtrese.Të jesh person me aftësi të kufizuar në Shqipëri, mundësitë e punësimit janë të pakta. Indrit Hoxha është një i ri i diplomuar në 2008 për shkenca sociale, i cili për shkak të verbërisë, nuk ka mundur të punësohet. Prej tre muajsh është regjistruar edhe tek zyra e punës.Sipas zyrës së Punës në Elbasan, e cila organizoi edhe takimin për integrimin e personave me aftësi të kufizuar, mundësitë e punësimit të tyre, janë kryesisht tek bizneset, të cilët kanë punësuar 8 vetë.Në Elbasan, papunësia mbetet në shifra alarmante, duke e renditur këtë qark si të tretin në vend për numrin e të papunëve.