Kërkohen 136 vjet burg për të arratisurit nga burgu i Drenovës

Prokuroria e Korçës ka dhënë pretencën për të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e të arratisurve nga burgu i Drenovës.Në total organi i akuzës ka kërkuar 136 vite burg për 9 persona, nga të cilët 4 të arratisurit dhe 5 bashkëpunëtorët.Për Admir Tafilin u kërkua 20 vite burg, për Fran Marashin, 20 vjet, Gëzim Gurin 20 vjet, Artur Gorën 10 vjet.Për personat e akuzuar si bashkëpunëtor për arratisjen e 4 të dënuarve u kërkua për Alfred Qefalia 10 vjet, Bledian Çela 15 vjet burg, Albi Mecini 12 vjet burg, Ervis Lami, 18 vjet burg, Olsi Maçi 11 vjet.Mbi këta persona rëndojnë akuzat e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit, armëmbajtje pa leje, drejtim mjeti pa dokumentacion, dhe ndihmë për largimin nga vendi i vujtjes së dënimit.Arratisja nga burgu i Drenovës ndodhi në nëntor 2013 dhe zgajti 5 ditë pasi policia arriti ti arrestonte të gjithë./Oranews.tv/